zoom

Aktualitet

Dimri i parakohshëm, Shkodra mbulohet nga bora! Rrëshqitje dherash dhe 15 cm trashësi

Dimri i parakohshëm ka pushtuar zonat e veriut me reshje të dendura dëbore dhe pasoja, si dhe ato të shiut në qendër të vendit dhe rajonin jugor.

Në qarkun e Shkodrës raportohet se ka pasur rrëshqitje gurësh në aksin Theth-Bregu i Lumit, duke bllokuar një pjesë të rrugës gjatë mbrëmjes. Por sot aksi është i kalueshëm.

Ndërsa në aksin rrugor Kulla e Bajraktarit-Qafë Thore raportohet se ka rreth 15 cm reshje debore. Probleme me reshjet e borës ka pasur edhe në Kukës dhe Dibër, kryesisht zonat e thella malore.

Shtabi i Emergjencave informoi si më poshtë.

Situata në qarkun Shkodër:

▪︎Bashkia Shkoder

Deri ne keto momente nuk raportohen problematika nga sektori MC.
-Mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Theth – Bregu i Lumit ka patur shkarje guresh dhe per pasoje kane bllokuar nje pjese te rruges. Nga sektori MC informohemi se aksi rrugor i mesiperm sot eshte i kalueshem.

▪︎Bashkia Malesi e Madhe

– Ne teritorin e bashkise Malesi e Madhe nuk raportohen probleme.
– Ne njesine administrative Kastrat dhe ne fshatin Vermosh ka patur nderprerje te energjise elektrike.
– Ne aksin rrugor Kulla e Bajraktarit – Qafe Thore ka rreth 15 cm rreshje debore.
▪︎ Bashkia Vau Dejes,

– Ne territorin e bashkise Vau Dejes vazhdojne reshjet e shiut me intensitet mesatar, nuk raportohen probleme.
– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

▪︎Bashkia Puke,

– Nuk raportohen probleme te EC deri ne keto momente.

▪︎Bashkia Fushe Arrez,

– Ne territorin e bashkise Fushe Arrez vijojne reshjet e debores me intesitet mesatar ne lartesite mbi 800 m mbi nivelin e detit. Nuk raportohen probleme.
– Rruget jane te hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.

Autoriteti Verior Rrugor, Shkoder,

– Nuk raportohen probleme ne akset rrugore qe mbulon DRV Shkoder.
– Aksi Qafe Mali- Fierze ka patur reshje bore rreth 5 cm por pa shkaktuar probleme.

▪︎Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhe,

– Gjate 24 oreve ka patur rreshje me intensitet mesatar shiu rreth 30 mm.
– Nuk raportohen probleme ne sistemin e kullimit.

/ZOOM.AL/