Aplikacion
Situata më e rënduar duket se paraqitet në rrugën e “Arbrit”, segmente të caktuara të së cilës janë bllokuar nga dëbora.
Në një njoftim të policisë bëhet me dije se “prej orëve të para të mëngjesit në zonat malore të qarkut Dibër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar përkohësisht dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e saj”.
Gjithashtu edhe Librazhdi është zbardhur nga dëbora mëngjesin e sotëm.
Në zonat malore të Librazhdit kanë kanë nisur reshje dëbore me intensitet. Bëhet fjalë për zonën e Stebleves.
Deri më tani nuk janë regjistruar problematika nga dëbora.
Megjithëse jemi në Pranverë, vendi ynë është përfshirë sërish nga reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë “pushtuar” të gjithë territorin.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamje të reshjeve masive të dëborës që kanë filluar prej mëngjesit të sotëm në aksin Qafë Thore-Theth. Bëhet me dije se borëpastruese po punojnë për të bërë të kalueshëm aksin për automjetet e tjera.
“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës. Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës për ta mbajtur qarkullimin në normalitet. Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Në Theth dhe në Lëpushë e Kelmend, ka pak centimetra dëborë, por pa krijuar probleme.
Në qytetin e Shkodrës vazhdojnë ende reshjet e dëborës.
Ndërkohë reshje të mëdha dëbore ka dhe edhe në minierat e Martaneshit dhe të Bulqizës, ku kërkohet përdorim i zinxhirëve për automjetet që transportojnë minatorët.