zoom

Kosova

Digjet makina e zyrtarit serb në Veri të Kosovës, dyshimet e Policisë

Automjeti i një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, është djegur në Mitrovicën e Veriut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 05:00. Si pasojë e zjarrit pati vetëm dëme materiale, pasi automjeti me targa serbe, e cila u dogj tërësisht.

Njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje. Lidhur me rastin është edhe deklaruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie tha se dyshohet që të ketë qenë djegie e qëllimshme.

“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, tha ai. /ZOOM.AL/