Aplikacion
Disa me tra më lart përball lokalitetit Garnizon i është vë flaka makinës së prokurorit të lartë, Xhelal Bajrami. Në fotografitë që ka siguruar Alsat nga vendi i ngjarjes dyshohet se zjarri i është vënë makinës përmes disa shisheve që nuk përjashtohet mundësia që të jenë koktej molotovi.
Makina ka tentuar t’i digjet edhe një koloneli me inicialet E.D, por që është përfshirë vetëm pak nga flaka dhe pa pasoja. Ndërkohë një tjetër makinë e cila është djegur si rezultat i këtij akti, në flakë është përfshirë edhe një shtëpi fasada e të cilës mësohet se është djegur pjesërisht por që zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë.
Jo zyrtarisht mësohet se në asnjë prej vendeve ku është vënë zjarri nuk kanë punuar kamerat e sigurisë, pikërisht në momentet e zjarrvënies. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të dyshuarit të kenë përdorur bllokues të kamerave, përkatësisht bllokues të internetit që ndërpret filmimet në kamerat e sigurisë. Prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pjesë e makinave të djegura janë konfiskuar si prova materiale për hetimet e mëtejme. /Alsat.mk
Berisha:Rikthehem nesër në Parlament. Rama po u vjedh shqiptarëve 1.3 mld euro me Portin e Durrësit