zoom

Aktualitet

Digjen plastika e goma në Vlorë, tymi kancerogjen mbulon zonën

Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Paraprakisht mësohet se digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen janë përhapur në të gjithë qytetin.

Tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm.

Edhe më parë, mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.