zoom

Aktualitet

Digjen dy automjete në Durrës gjatë natës, një prej makinave kryeinxhinierit të OSHEE

Dy automjete janë djegur gjatë natës në lagjen nr. 17 në Durrës.

Makinat ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës tek ish-Uzina e Radios dhe Televizorëve.

Një nga mjetet është e kryeinxhinierit të OSHEE, Arben Alushi.

Sipas policisë, fillimisht u përfshi nga zjarri mjeti kryeinxhinierit dhe më pas flakët u përhapën tek makina tjetër.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 17, në automjetin tip “Benz” të parkuar, në pronësi të shtetasit A. A., ka rënë zjarr.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, në pronësi të shtetasit E. H., që ishte i parkuar pranë automjetit tip “Benz”.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.