zoom

Aktualitet

Diell dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti sot?

Deri në orët e mesditës parashikohet që moti i kthjellët të jetë mbizotërues në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Ndërsa në orët e pasdites parashikohet që të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin. Orët e mbrëmjes dhe natës sërish do ti bëjnë kthjellimet më të dukshme në vendin tonë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi.

Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova
Pjesa e parë e ditës do të sjelli në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por parashikohet që në pjesën e dytë të ditës në
vend të ketë kalime të pakta vranësirash,vranësirash, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.