zoom

Aktualitet

Diell apo vranësira? Sa do të shënojë termometri

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 16°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 24°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 25°C.

Era do të fryjë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.