zoom

Politikë

Dialogu Kosovë-Serbi/ Meta zbulon detaje nga takimi me Albin Kurtin

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta jep detaje nga takimi i zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Meta thotë se mbështet qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Sipas tij, është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj. Gjithashtu Meta ka shkruar se mbështet qëndrimet e Prishtinës për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Postimi i plotë nga Ilir Meta:

“Pata kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror në selinë e Partisë së Lirisë, Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti. E vlerësoj progresin e jashtëzakonshëm të Kosovës në forcimin e shtetit të së drejtës, llogaridhënies, zgjedhjeve të lira e të ndershme, luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik e social.

Mbështes qëndrimet konstruktive të Qeverisë së Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, që çon drejt njohjes reciproke mes dy vendeve fqinje.

Është e rëndësishme që procesi i dialogut të ketë një mbështetje sa më të gjerë nga të gjithë faktorët politikë të Kosovës, duke pasur parasysh interesat afatgjatë të saj”, shkruan Meta.