zoom

Aktualitet

Dhunonte nxënësit, pezullohet nga puna mësuesi i anglishtes në Bilisht

Drejtoria e Arsimit ka pezulluar nga puna mësuesin e anglishtes së shkollës 9-vjeccare “Dritëro Agolli” në Bilisht pasi ai akuzohet nga prindërit se dhunonte nxënësit.

DAR vendosi pezullimin e Alban Fetollit deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës.

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së shkollës ka nisur hetimin pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar, pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë.

Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.