zoom

Lajme

Dhunoi për vdekje ish të dashurën 56-vjeçe, burgim të përjetshëm për ish-futbollistin 28-vjeçar

Gjykata e Apelit të Bolonjës ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Giovanni Padovani, ish-futbollistin dhe modelin 28-vjeçar.

Ai akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së tij 56-vjeçare Alessandra Matteuzzi, e vrarë me grushta, shkelma dhe çekiç më 23 gusht 2022 në shtëpinë në Bolonja.

Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar konfirmimin e dënimit të shkallës së parë. Giovanni Padovani ishte i pranishëm në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së dënimit.

“Drejtësia u vendos, falenderoj këtë Gjykatë, sot ishte një ditë e vështirë, Padovani as sot nuk kishte respekt për motrën time”, tha Stefania Matteuzzi, motra e Alessandrës, pas dënimit të apelit.

Padovani tha në sallën e gjyqit se ende e do Alessandrën, se është i fiksuar pas saj dhe se vazhdon të ecë përpara vetëm falë forcës që i jep ajo.