Aplikacion
Ai ka një të shkuar të mbushur me shkelje të ligjit dhe krime, që sipas skedës së policisë, nis që kur ishte 19 vjeç.
Asokohe, ai u ndalua nga autoritetet sepse refuzoi të paguante faturën në një lokal buzë liqenit të Ohrit.
Ai u përfshi në një konflikt të dhunshëm me stafin e lokalit dhe këta të fundit e denoncuan për shkatërrim prone.
Dy vite më vonë, Denis Meçe u ndalua për veprën penale “Kanosje”, ndërsa është përballur edhe me akuzat “Plagosje e lehtë me dashje”, në vitin 2020, dhe “Prishje e qetësisë publike” e “Mosbindje ndaj urdhrave të punonjësit të policisë së rendit publik”, në vitin 2022.
Aktualisht, Denis Meçe ndodhet në qeli sepse akuzohet se dhunoi brutalisht Egli Progën, duke i shkaktuar vdekjen. Vetë Denis Meçe ka pranuar se në momentin që ndodhi ngjarja ishte në gjendje të dehur. Ai u vetëdorëzua në polici disa orë pas ngjarjes, kur ishte i kthjellët.
Bisedat / Ergys Dashi trafikonte kokainë me Suel Çelën dhe Ervin Matën! Humbi 4 milionë euro mall