Aplikacion
Sipas mediave vendase, avokati mbrojtës i shqiptarit Nikos Angelopoulos ka bërë me dije se shqiptari ka kërkuar falje dhe ka pretenduar se dhuna ka ndodhur si pasojë e një momenti dobësie.
Sipas tij, babai ka pohuar se nuk ka ditur të përballet me të qarat e fëmijës dhe se tani është në gjendje të keqe.
Para hetuesëve, shqiptari ende i paidentifikuar pretendoi se e kishte përqafuar foshnjën dhe e ka tundur ashpër për të mos qarë.
E ëma, është lënë e lirë dhe po ashtu të mërkurën do të dalë në hetuesi. Ata së bashku, përveç dhunës ndaj fëmijës që ndodhet në intubim në spital, po përballen edhe me akuza për mbajtje armësh dhe droge.
Nga ana tjetër, mjekët në spitalin e Fëmijëve e cilësojnë gjendjen e foshnjës si jashtëzakonisht të rëndë pasi ka marrë lëndime të mëdha në kokë e gjoks.
Gjithçka ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Aetos të komunës së Trifilisë. E ëma e foshnjës ishte duke punuar dhe babai e kontaktoi duke thënë se foshnja nuk ishte mirë. Sapo është kthyer në shtëpi, fëmija është dërguar në spitalin e Qiparisisë dhe prej andej në spitalin e Kalamatës.
Analizat dhe një skanim CT treguan se foshnja kishte lëndime të rënda në kokë dhe mavijosje në të gjithë trupin e tij dhe se vuante nga sindroma e dridhjeve, e cila tregon se ishte dhunuar.
Nga mjekët u gjykua e nevojshme intubimi i tij, pasi ndodhej në gjendje kritike për jetën. Në të njëjtën kohë, mjekët njoftuan edhe autoritetet policore dhe babai u arrestua.