zoom

Aktualitet

Dhunoi 65-vjeçaren dhe u arratis, arrestohet dhe lirohet kujdestarja e konviktit

Policia e Shkodrës njoftoi sor se është ndaluar një ditë pas shpalljes në kërkim kujdestarja e një konvikti, e cila akuzohet se dhunoi një 65-vjeçare.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet R.P., 44 vjeçe, banuese në qytetin verior, e cila u arratis pas incidentit me motive të dobëta.

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për shpalljen në kërkim të shtetases R. P., 44 vjeçe, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasen R. P.

Në përfundim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetase”, sqaron policia.

Hetimet e mëtejshme i zhvillon prokuroria vendore, e cila po merr në pyetje palët për rrethanat dhe shkaqet. /ZOOM.AL/