zoom

Aktualitet

Dhunohen 2 vëllezër trafikantë në autostradën Tiranë-Durrës! Njëri merret peng nga 4 persona

TIRANË- Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e djeshme në autostradën Tiranë-Durrës. Dy vëllezër Indrit dhe Gentian Beqiraj, me precedent të mëparshëm penal, të cilët po udhëtonin me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, janë dhunuar fizikisht, ndërsa një prej tyre ëhstë marrë peng.

Sipas raportimeve, një makinë u ka prerë rrugën, dhe në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me to.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr. Burime bëjnë me dije se ata njihen me njëri-tjetrin dhe dyshohet se kanë pasur konflikte më përpara. Ngjarja po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.

Dy vëllezërit rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, pasi janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Ndërkohë policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion në lidhje me ngjarjen.