zoom

Lajme

Dhuna në Parlamentin e Serbisë, tre deputete të plagosura. Njëra në gjendje kritike për jetën

Tre deputete u plagosën gjatë trazirave në Parlamentin e Serbisë këtë të martë.

Kryeparlamentarja Ana Brnabić konfirmoi se Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić morën plagë të rënda në trup, pasi deputetët e opozitës serbe hodhën granata tymuese dhe gaz lotsjellës brenda parlamentit në shenjë kundërshtimi ndaj politikave të qeverisë dhe mbështetjes për studentët protestues.

Njëra nga deputetet po lufton për jetën në spital, ndërsa një tjetër është tetë muajshe shtatzënë.

“Obradović (63), ekonomiste e diplomuar, ka qenë deputete që nga viti 2012. Ajo ka pësuar një goditje në kokë nga bomba që u hodh nga partia “Djilas” sot dhe aktualisht është në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e saj

Deputetja Jasmina Karanac u plagos kur u godit në kokë nga një granatë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe, teksa pësoi dëmtime të rënda fizike.

Deputetja e tretë – Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për të dhe për foshnjën e saj”, tha Brnabić./ Zoom.al

Postime të lidhura