zoom

Aktualitet

Dhuna në oborrin mbretëror, Gjykata i pajis me urdhër mbrojtjeje të dy. Leka dhe Elia duhet të…

Gjykata Civile e Tiranës ka vendosur pajisjen me urdhër mbrojtjeje me afat 6 muaj për çiftin e oborrit mbretëror, që u bënë personazhe virale pas videos së dhunës që u publikua në media tre javë më parë.

Kërkesat janë pranuar për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, teksa të dy pretendojnë dhunë në Pallatin Mbretëror.

Çifti duhet të mbajë distancë nga njëri-tjetri me 5 metra, ndërsa kur Princ Leka të takojë vajzën, do duhet që e mitura të jetë nën shoqërinë e dados.

Të dy palët u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës, ndërsa sollën prova dhe akt-ekspertizë për sa i përket pretendimeve për dhunë. Elia Zaharia do vijojë të qëndrojë në pallatin mbretëror deri në përfundim të procedurave të divorcit. /ZOOM.AL/