zoom

Aktualitet

Dhuna barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, Dhoma Kombëtare thërret mbledhje urgjente

Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë do të zhvillojë sot një mbledhje urgjente.

Mbledhja do të mbahet në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, si rendi kryesor i ditës.

Gati një javë pasi avokati Sokol Mëngjesi qëndroi në gjendje kome, pasditen e djeshme ai u transportua drejt Athinës për mjekim më të specializuar.

Policia ka ndaluar dy nga autorët, njëri prej të cilëve Dritan Nano, akuzohet si porositës pas konflikteve që kishte me Mëngjesin, kurse 3 të tjerët mbeten ende në arrati. /ZOOM.AL/