Aplikacion
Jaçe përmend konstatimet e FMN-së duke thënë se ato shqetësimi janë ngritur prej shumë kohësh nga Dhoma Amerikane.
“Sistemi aktual krijon pabarazi dhe padrejtësi tek bizneset duke frenuar klimën e investimeve. Ka mbi 30 vjet që ky sistem vijon të jetë burimi kryesor i evazionit fiskal dhe jo vetëm. Dhe ndërsa shqetësimet në rritje mbi sistemin e taksave janë bërë sistematike si nga komuniteti ndërkombëtar ashtu edhe nga komuniteti lokal i biznesit, sistemi tatimor “arnohet” pothuajse çdo vit.”
Kreu i AmCham rikujton se Dhoma ka hartuar një sërë rekomandimesh për krijimin e një sistemi modern taksash.
“Pritshmëria jone është që rekomandimet e AmCham, përfshirë FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare të konkretizohen nga Ministria e Financave nëpërmjet grupeve të punës që janë krijuar dhe ku po trajtohet ‘Axhenda e Investimeve’”, – e ka mbyllur fjalën e tij, Jaçe.
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës