zoom

Aktualitet

Dhjetori nis i kthjellët – Parashikimi i motit për sot

Dita e parë e muajit dhjetor do të jetë e kthjellët, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat e herëpashershme. Ato do të jenë më shumë prezente në dy ekstremet veri-jug, duke sjellë edhe reshje të dobëta dhe lokale.

Me afrimin e darkës, do të shtohet lagështia në ajër dhe për pasojë, do të kemi rrebeshe të përkohshme shiu, si fillim në zonat veriore dhe veriperëndimore dhe gradualisht në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mesdita do të sjellë 2 gradë rritje të tyre.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.