zoom

Aktualitet

Dhjetëra banesa të panumëruara, por Instat thotë se Censi ka përfunduar me sukses!

Procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 ka përfunduar.

Në një njoftim nga Instat, thuhet se procesi i Censit ka përfunduar por stafi INSTAT po vazhdon punën për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve, deri në datë 24 Nëntor.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor – 20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura.