Aplikacion
Rita mori gjithë vëmendjen me një fustan të zi me prerje të shumta dhe material transparent anash. Jo më pak elegant dukej edhe burri i saj, regjisori i famshëm me origjinë nga Zelanda e Re. Së fundmi, regjisori i “Thor” ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa fotografi nga paraqitja në ngjarjen më të madhe vjetore në industrinë e modës.
Në mesin e shumë fotografive mund të shihet një, ku ai bën simbolin e shqiponjës me duar, e që si inspirim duket se vjen nga gruaja e tij shqiptare.
Dyshja u njohën në verën e vitit 2021, kur këngëtarja shqiptare udhëtoi në Australi për t’u bërë pjesë e jurisë së spektaklit shumë të shikuar atje, “The Voice Australia”.