zoom

Aktualitet

Dha dorëheqjen nga Lista Serbe, Radoiçiç flet para mediave

Avokati Goran Petronijeviq, njëherazi përfaqësues i nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, të premten do të mbajë një konferencë për media.

Në këtë konferencë është paralajmëruar se Petronijeviq do të lexojë fjalimin e Milan Radoiçiqit për publikun.

Ndërkohë, Policia e Kosovës sot ka kryer disa bastisje në pronat që i përkasin Radoiçiqit, i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Konferenca për shtyp do të fillojë në ora 14:00 , dhe do të mbahet në Qendrën Mediale në Beograd./ Edonesa Hoti