zoom

Lajme

FOTOT/ “Deti” kuqezi “mbyt” edhe Duseldorfin! Tifozët ndezin atmosferën me flamuj, këngë dhe valle

Teksa kanë mbetur pak orë nga fillimi i ndeshjes Spanjë-Shqipëri, tifozët e kuqezinjve kanë “pushtuar” rrugët e Dusseldorfit.

Atmosfera është mjaft pozitive, kudo mund të shikosh flamuj dhe ngjyra kuqezi, teksa nuk mungojnë tubimet me thirrje mbështetëse, këngë dhe valle tradicionale.

Në stadium pritet të jenë jo pak, por mbi 35 mijë mbështetës të kombëtares.

Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se të shumtë janë ata që nuk kanë mundur dot të sigurojnë një biletë, duke bërë kështu që e vetmja rrugë të jetë shikimi i takimit nëpërmjet televizionit.

Ndeshja ndaj Spanjës është jetike për Shqipërinë (nis në orën 21.00). Ekipi i Sylvinhos kërkon 3 pikët, për të avancuar tutje. Në takimin tjetër të Grupit B luhet Itali-Kroaci, ndërsa tre ekipe janë në lojë për dy vende kualifikimi të mundshme. /ZOOM.AL/