zoom

Lajme

Detaji pikant nga Parlamenti/ Gjekmarkaj 2 vite nënkryetar, por sot drejtoi seancën e parë plenare!

Agron Gjekmarkaj, i cili prej 2 vitesh mban postin e zëvëndëskryetarit të Kuvendit, ka inauguruar për herë të parë postin e tij në seancën e sotme plenare, që u shoqërua me tensione, debate të forta dhe akuza politike mes palëve, për shkak të diskutimit të mandatit të Olta Xhaçkës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i ka lënë Agron Gjekmarkajt drejtimin e seancës së sotme parlamentare.

Gjekmarkaj u votua me 15 janar 2022 nga Këshilli Kombëtar që të merrte postin e nënkryetarit të nënkryetar i Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare, seancat parlamentare janë drejtuar nga Lindita Nikolla ose nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS, Ermonela Felaj.

Kjo është hera e parë që pas marrjes së postit, që Agron Gjekmarkaj ulet në karrigen e Kryetarit të Parlamentit. /ZOOM.AL/