zoom

Lajme

DETAJI/ Arbana Osmani drejt televizionit Klan?

Që pas shkëputjes së saj nga Top Channel, Arbana Osmani i është dedikuar botës së biznesit, duke hapur disa filiale të restorantit të saj në Shkodër dhe Kosovë.

Por paralelisht po komentohet dhe po merr vëmendje ende fati i saj në televizon.

Në rrjet aludohet se Arbanën do ta shohim në “Klan Kosova”, duke moderuar së bashku me Luiz Ejllin Big Brother VIP Kosova, por ende nuk ka asnjë konfirmim për këtë.

Por për ndjekësit, një detaj i ditëve të fundit tregon se Arbana Osmani do të jetë pjesë e televizionit Klan.

Arbana ka ndarë një screen-record të telefonit të saj në një nga postimet në Instagram dhe njerëzit kanë vënë re menjëherë se ajo ka të shkarkuar aplikacionin e TV Klan.

Të jetë ky një sinjal i dhënë nga Arbana Osmani apo ky si detaj po mbivlerësohet dhe moderatorja e ka të shkarkuar aplikacionin vetëm për programacionin që ofron?