zoom

Aktualitet

DETAJET/ Si u plagos 23-vjeçarja në dhomën e hotelit nga i dashuri i sapoardhur nga Spanja

Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e një vajze 23 -vjeçare, e ndodhur në një hotel në autostradën Durrës-Tiranë. Autori është një 32 -vjeçar, i identifikuar si Fatbardh Dervishi, i njohur me pseudonimin Doda. Ndërsa e plagosura ësht Edis Koroveshi.

Dy të rinjtë kishin shkuar mëngjesin e sotëm në hotel. Sipas deklarimeve të marra nga 23 -vjeçarja, pistoleta që mbante i dashuri i saj është shkrepur aksidentalisht dhe pasi ka bërë rikoshetë, plumbi e ka kapur atë në shpatull.

Fatbardh Dervishi, i cili kishte disa ditë që kishte që ardhur nga Spanja, mësohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga hoteli ndërsa policia është njoftuar nga punonjësit e hotelit. /Zoom.al