zoom

Politikë

Detajet/Rama dhe Berisha braktisën votimin për zgjatjen e vetingut. Kush votoi pro nga LSI

Procesimi i votimit të zgjatjes së vetingut, të enjten e 10 shkurtit u braktis nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, ish-Kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Është mësuar se nga ata që nuk ishin pro këtij votimi, vetëm deputeti i LSI-së, Agron Çelaj votoi “pro”.

Pas më shumë se 5 orësh debate në seancën e Kuvendit është votuar shtyrja e afateve të vettingut deri më 31 dhjetor 2024.

Socialistët u ndihmuan nga votat e deputetëve të Partisë Demokratike të cilët kushtëzuan kartonin jeshil me ngritjen e 2 komisioneve të Posaçme Parlamentare, atë për Reformën Zgjedhore dhe atë për Reformën Administrativo-Territoriale, për të cilat PD ka bërë edhe ndryshime kushtetuese.

Komisionet e reja u votuan respektivisht me 120 dhe 119 vota pro. Edhe aleatët  e vegjël të djathtë respektuan vendimin e partisë që udhëheq opozitën, duke bashkuar votat pro.