zoom

Aktualitet

DETAJET/ Ngjarja e Kamzës, kamerat kapën autorët e maskuar. Njëri u vuri flakën makinave, tjetri…

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet intensive, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku u dogjën gjashtë makina nga një biznes privat, ku jepeshin me qira.

Burime policore thanë se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hyrë nga një rrugice pa ndriçim dhe kanë kaluar rrjetën në biznesin e Edjon Hoxhës, i cili e kishte hapur prej 5 ditësh aktivitetin.

Një prej tyre ka hedhur benzinën dhe u ka vënë flakën makinave. Ndërsa tjetri e ka pritur në rrugicë. Deri në këto momente janë shoqëruar 4 persona nga policia.

Hoxha ka thënë se nuk ka konflikte. Dëmi material dhe ekonomik është miliona lekë, kurse pista kryesore mbetet konkurrenca. /ZOOM.AL/