Aplikacion
Eleni dhe Ornela Vangjeli prej disa ditësh nuk i përgjigjeshin telefonatave të të afërmeve të tyre.
Mësohet se ishte djali i të moshuarës së paralizuar ai që bëri denoncimin në polici. Ai tha se kishte që prej mëngjesit të së dielës që nuk fliste me motrën dhe nënën e tij.
“Kontakti i fundit që pata me motrën dhe nënën ishte të dielën. Komunikova pasi i solli ambulanca në shtëpi”, mësohet të jetë shprehur ai.
Raportohet se nëna kishte pasur probleme me oksigjenin dhe kjo e kishte detyruar të bijën që ta çonte në spital.
Ndërkohë, mjekët i kishin kërkuar që nëna të shtrohej, por e bija nuk kishte pranuar.
Në rrethana ende të paqarta, të dyja, nënë e bijë janë gjetur të pajeta, ndërsa dyshohet se vdiqën për shkaqe natyrale.
Ka dyshime të forta se ndoshta nëna s’e ka kaluar dot rrezikun duke rënë në fatalitet dhe vajza në dhimbje të madhe dhe depresion fajësie për situatën, mund të jetë vetëvrarë.
Gjithsesi hetimet janë në proces aktiv dhe po merren dëshimtë dhe priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore. /ZOOM.AL/