Aplikacion
Paraprakisht mësohet se 37-vjeçari ishte duke manovruar për shkarkimin e kamionit me mineral kromi, por ka humbur kontrollin.
Për pasojë mjeti i rëndë është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e të riut. Në vendngjarje kanë shkuar grupet e ekspertëve të policisë për të hetuar dhe përcaktuar shkaqet e kësaj ngjarjeje.
“Rreth orës 06:30, në Kalimash, shtetasi S. L., 37 vjeç, duke drejtuar një automjet trajler të ngarkuar me krom, dyshohet se për shkak të një manovre të gabuar, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka rënë nga një lartësi. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi S. L. ka humbur jetën në vendngjarje”, tha policia në njoftimin zyrtar.
Grupi hetimor po merr dëshmitë e të pranishmëve dhe drejtuesve teknikë apo administratorëve të kompanisë, si dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /ZOOM.AL/
Dënohet me dy vite burg Ermes Hoxhalli, mashtroi qytetarët duke u shtirur si mbesa e Edi Ramës