Aplikacion
18-vjecari, nga Durrësi, kishte shkuar bashkë me një grup shokësh për të festuar Krishtlindjet në Korçë dhe kishin marrë një dhomë me qira ditore. Pasi kishin festuar përgjatë gjithë natës me alkool në një lokal, të rinjtë ishin kthyer në banesën me qira.
Nga hetimet paraprake ka dyshime se gjatë kohës që shokët ishin në gjumë, i riu nën ndikimin e alkoolit kishte hipur në tarracën e pallatit 8 katësh dhe ishte vetëhedhur nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën.
Policia vendore ka dy hipoteza hetimore: një rënie aksidentale nën efektin e alkoolit duke qëndruar në lartësinë e ballkonit dhe një akt flijimi po nën efektin e alkoolit dhe depresionit të çastit.
Ndërkohë, në polici janë shoqëruar dhe shokët e tij, të cilët po merren në pyetje për të hedhur ditë më shumë mbi ngjarjen. /ZOOM.AL/
Klodiana Lala nxjerr videon nga Shkodra, persona të armatosur lëvizin lirisht në qytet