zoom

Lajme

Detajet e sherrit të këngëtares Maya me burrin: S’më lë të takoj djalin, si u katandisëm në…

Arben Ulbrich, bashkëshorti i këngëtares Maya, ka hedhur poshtë akuzat e artistes për dhunë në familje.

Teksa fillimisht filmoi gjithçka nga sherri i fundit dhe denoncoi në Polici, i njohur edhe si Arben Shuaipi, shpjegon historinë e konflikteve dhe shkaqet.

Rrëfimi i burrit të Maya:

“Padinë e ndarjes e kam ngritur 2 vite më parë. Në 2022 kam kërkuar të ndahem, është bërë vetëm seanca e pajtimit, seanca e dytë u bë pardje. Në 14 do të paraqiten provat që kemi bërë ndaj njëri-tjetrit.

Në 2022, ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojte, unë isha në Itali, pa prova dhe pa arsye. Unë e kam ankimuar dhe është rrëzuar mbrojtja për një vit. Ajo më akuzoi për dhunë verbale. Me zonjën, kemi kaluar mirë, më vjen keq që situata e familjes sime u katandis në atë derexhe. Kam kërkuar që ndarja të bëhej në mënyrë konsensuale, asnjëherë nuk jemi ulur në tavolinë të ballafaqohem. Nga atëherë, ka qenë një raport shumë shumë i vështirë. Ajo kërkon të largohem nga banesë duke i lënë pronësinë dhe fëmijën.

Një nga problemet kryesore, unë kam qenë në presion nga zonja, duke mos më dhënë fëmijën. Kur takoj fëmijën, herë pas herë kam publikuar dhe video, është një vendim i parakohshëm që unë dy herë në javë ta marr me videocall nga Italia dhe të shtunën ta takoj. Në vendimin e mëparshëm, thuhej se mund ta takoja 4 herë djalin dhe nuk më lejonte. Kam pasur problem të jashtëzakonshëm për të takuar fëmijën tim. Unë kam shkuar dhe me patrullë për të mbajtur fëmijën, një kalvar i vërtetë”. /ZOOM.AL/