Aplikacion
Policia tha se 35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet, të cilat u sekuestruan si prova materiale.
Kur vetë dilte nga banesa ai i monitoronte nga celulari. Akoma edhe më rëndë, 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.
Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Në banesën e 35 vjeçarit, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.
Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.
35-vjeçari me profesion ishte ekonomist. /ZOOM.AL/