zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga krimi në Durrës/Policia gjeti mesazhe me faqe eskortash, ka dyshime se …

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja makabre që u shënua në Shënavlash të Durrësit këtë të mërkurë.

Hetuesit po punojnë për të zbuluar nëse i riu kishte bashkëpunëtorë që e ndihmuan për vrasjen e babait 62-vjeçar.
Kthesë për hetimin bëri kasaforta e thyer që u gjet jashtë banesës ku jetonte viktima Enver Balla me bashkëshorten e tij ,njerkën e autorit pasi nëna i kishte vdekur vite më parë, si dhe autori me bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

Kasaforta e thyer dhe mungesa e kursimeve të familjes orientoi policinë drejt një krimi të mundshëm në familje. Dyshimet u vërtetuan kur u zbulua se mesazhi i dërguar djalit në emigracion ku i shkruhej se babai kishte nisur jetë të re me një grua dhe të mos e kërkonin ishte dërguar nga vetë 30 vjeçari Esmerald Balla nga një adrese false që ai kishte hapur pikërisht për këtë qellim.

Pasi u vendos para fakteve 30 vjeçari pranoi krimin dhe tha se kishte vepruar në gjaknxehtësi, pasi zbuloi se babai për shkak të marrëdhënieve që kishte me gra jashtë martese kishte prishur kursimet e shtëpisë. Ky është pretendimi i tij. nga ana tjetër policia nga këqyrja e aparateve celular të autorit ka zbuluar se ai ka pasur kontakte me faqe eskortash që ofrojnë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.