zoom

Aktualitet

Detaje të reja nga atentati ndaj Kristian Markit/ Çfarë deklaroi partnerja e tij

Detaje të reja kanl dalë në dritë nga vrasja e 30 vjeçarit Kristian Marku pak ditë më parë në Vlorë.

Partnerja e viktimës ka deklaruar në polici se ai ishte nisur nga Tirana për takim me një tjetër person por pa specifikuar se kë do të takonte apo destinacionin e udhëtimit.

“Kristjani më lajmëroi se do të udhëtonte drejt Vlorës ditën e ngjarjes, por nuk më tregoi se kush ishte arsyeja, apo kë do të takonte.”- ka thënë ajo.

Mendohet se viktima, baba i një fëmije të mitur, është mbajtur në vëzhgim që nga momenti kur është nisur nga kryeqyteti kur mori veturën me qira. Grupi hetimor dyshon se Kristjan Marku mund të jetë nxjerrë në pritë.

Kristjan Marku ishte pjesëtar i fisit të njohur Bardhi në Rrëshen. Nip i Martin Bardhit, një prej të fortëve të zonës, i ekzekutuar më 26 shtator të vitit 2023, në lokalin e tij. Dyshimet e forta të policisë në lidhje me vrasjen e Kristjanit, lidhen me pistën e gjakmarrjes dhe hasmërive të vjetra të Bardhajve me fisin tjetër të njohur Reçi./ Inside Story

Postime të lidhura