Aplikacion
Burime nga policia e Kavavajës bën të ditur se Ilvi Stameta ishte ndaluar gjatë mesditës së sotme dhe akuzohej për një vjedhje.
Ai ka qenë vetëm në ambientet e paraburgimit, teksa i ka dhënë fund jetës duke u vetvarur me anë të lidhëseve të këpucëve.
Menjëherë pas ngjarjes, në ambientet e komisariatit të policisë së Kavajës mbërriti edhe ambulanca, e cila bëri transportimin e trupit të viktimës në ambientet e morgut për përcaktimin ligjor formal të shkakut të vdekjes.