zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si u arratis drejtori i shkollës trafikant. Hipi mbi avlli dhe ia mbathi kur pa policinë

Drejtori i shkollës artistike “Jan Kukuzeli” në Durrës, Dashamir Mehmeti arriti të arratisej gjatë kohës që policia po finalizonte operacionin “Summer” një ditë më parë, kur u vendosën në pranga 15 persona dhe 3 të tjerë u shpallën në kërkim.

Sipas dosjes hetimore, Dashamir Mehmeti, teksa ndodhej në oborr, i pa efektivët e policisë kur po afroheshin pranë shtëpisë së tij.

Në këtë moment, ai ka hipur mbi avlli duke u larguar më pas me vrap mes lagjes dhe duke iu shpëtuar autoriteteve.

Gjatë kontrollit në shtëpi atij iu gjet një pistoletë.