Aplikacion
Policia e Tiranës prangosi xhaxhain e të miturit, Florant Pëllumbi dhe shpalli në kërkim xhaxhain tjetër të tij, Nazmi Pëllumbi.
Dy vëllezërit binjakë akuzohen se gjatë konfliktit me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë në oborrin e banesës dhe më pas, plumbat kanë kapur aksidentalisht nipin e tyre të mitur, 15-vjeçarin.
Grupi hetimor ka mundur të zbardhë plagosjen falë dëshmisë së dhënë nga nëna e 15-vjeçarit.
Ajo ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.
Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e kokainës, debat që ka degraduar deri në përdorimin e armës.
Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.