zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si e zbardhi policia plagosjen e të miturit në Tiranë

Dalin detaje të reja nga plagosja e 15-vjeçarit në Fushë Mëzez të Tiranës.

Policia e Tiranës prangosi xhaxhain e të miturit, Florant Pëllumbi dhe shpalli në kërkim xhaxhain tjetër të tij, Nazmi Pëllumbi.

Dy vëllezërit binjakë akuzohen se gjatë konfliktit me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë në oborrin e banesës dhe më pas, plumbat kanë kapur aksidentalisht nipin e tyre të mitur, 15-vjeçarin.

Grupi hetimor ka mundur të zbardhë plagosjen falë dëshmisë së dhënë nga nëna e 15-vjeçarit.

Ajo ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.

Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e kokainës, debat që ka degraduar deri në përdorimin e armës.

Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.

Postime të lidhura