zoom

Aktualitet

DETAJE/ Si e shpëtoi policia 27-vjeçaren që po hidhej në Bunë me 4 femijët. Ishte e divorcuar

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku një 27-vjeçare tentoi të vrasë veten dhe 4 fëmijët e saj të mitur duke u hedhur nga lumi Buna.

E reja u shpëtua falë ndërhyrjes në kohë të policisë.

Efektivët janë njoftuar në sallën operative nga familjarët e 27-vjeçares, që kishin marrë një telefonatë nga kjo e fundit, në gjendje të rënduar psikologjike.

Pas telefonatës, grupi policor mbërriti në kohë rekord pranë vendit ku po qëndronte e reja me 4 të vegjlit, 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

E reja, në gjendje të rënduar psikologjike, është marrë dhe shoqëruar në komisariat nga patrulla, e cila i erdhi në ndihmë dhe parandaloi ngjarjen.

Burime bëjnë me dije se 27-vjeçarja prej pak kohësh është divorcuar nga bashkëshorti dhe ishte shpërngulur tek prindërit. Kohët e fundit, gjendja e saj psikologjike ishte rënduar, çka ishte vënë re edhe nga familjarët e saj.

Postime të lidhura