Aplikacion
Burime për Zoom.al konfirmojnë se ai i vu në pranga për vrasjen e Fatbardh Licit, të ndodhur në gusht të vitit 2018 në Shkodër.
Avokati mbrojtës tha para mediave se Safet Bajri shkoi këtë të premte si fillim në Drejtorinë e Policisë në Shkodër sepse e kishin thirrur për verifikim për të marrë ADN.
Aty më pas ai u arrestua dhe u nis drejt Tiranës.
Safet Bajri ka qenë i arrestuar edhe më parë për vrasjen e Fatbardh Licit. Madje, ai bërë edhe 15 muaj burg.
Por, në atë kohë çështja u pushua për mungesë provash.
Vrasja e Fatbardh Licit
Fatbardh Lici u qëllua me breshëri më 10 gusht të 2018, teksa ishte i ulur në një lokal, që e frekuentonte shpesh.
Një person i maskuar zbriti nga makina “Benz” pa targa, iu afrua dhe i zbrasi 15 plumba me një automatik “Scorpion”, duke e lënë atë të vdekur në vend.
Fatbardh Lici ishte 53 vjeç dhe babai i tre fëmijëve.
Fatbardh Lici ishte një emër i njohur në kryeqendrën e Veriut. Ai ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë. Kurmemaj ishte i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Lici u la i lirë për mungesë provash.
Lici ishte njëherësh edhe kunati i Lulzim Kullës, i njohur si një nga të fortët e Shkodrës.