Aplikacion
Dyshohet se ekzekutimi i Bitrit dhe Çollakut është kryer si rezultat i përplasjes se grupimeve të Talo Çelës, Nuredin Dumanit dhe grupit të Tarzanit e Sakatit.
Sipas Oranews, Çollaku është thirrur gjatë këtij viti 5 herë në Elbasan për ekzekutimin e Everest Çakajt dhe njihej si lidhje e ngushtë e Talo Çelës dhe Emiljano Ramazanit alias “Ilit të Elbasanit”.
Vrasja e Bitrit dhe plagosja e rënde e Çollakut që më pas vdiq në spital ka ndodhur 50 metra nga vendi ku u ekzekutua në korrik të 2020 Emiljano Ramazani.
Ardian Çollaku në spital është raportuar se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve dhe është çuar në morgun e spitalit të Elbasanit në pritje për t’ju nënshtruar autopsisë.
Por në ambientet e morgut ka shfaqur shenja jete dhe menjëherë është vendosur transportimi i tij në spitalin e Traumës në Tiranë, ku më pas edhe ndërroi jetë pak pas mesnate.
Lulzim Bitri, i skeduar për vrasje në Maqedoninë e Veriut dhe i dyshuar për vrasje në Elbasan rezulton të jetë vëllai i Eljo Bitrit, njeriut që policia e Elbasanit e ka pasur të dyshuar dhe marrë në pyetje disa herë për goditjen e trefishtë të familjes Çapaj në muajin shkurt 2018, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 u plagosën.
Seanca për dosjen “Metamorfoza”, Erzen Breçani përdorte llogarinë e Dumanit në SKY ECC