Aplikacion
Bujar Nasufi u ekzekutua në zonën e Pallatit me Shigjeta, nga një person ende i paidentifikuar, që u largua drejt Selitës pas ngjarjes.
Policia po heton për shkaqet e vrasjes, ndërsa sot gjeti motorin e djegur të autorit.
Motori u gjet i shkrumbuar në zonën e Kodrës së Diellit. Mjeti po i nënshtrohet një ekspertize të thelluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.
Pista kryesore ku po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të konflikteve farefisnore.
56-vjeçari u ekzekutua kur po zbriste nga makina për të hyrë në shtëpi. Bashkë me të në momentin e ngjarjes ishte edhe bashkëshortja e tij.
Nga emigrantët te vaksinat,100 vendimet që do të miratojë Trump në ditën e tij të parë të pushtetit