zoom

Aktualitet

Detaje nga të shtënat me armë në Tiranë, autori qëlloi teksa këndonte Stresi

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat ms armë që u raportuan në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pak pas mesnate në datën 1 janar, në sallën e Parkut Olimpik.

Kjo sallë ishte marrë me qira nga “Cinco Cavalli Group” për organizimin e një feste për Vitin e Ri, ku i ftuar ishte Stresi për të kënduar.

Gjatë kohës që këndonte Stresi, një person i paidentifikuar qëlloi dy herë me pistoletë.

Të shtënat shkaktuan panik te të pranishmit, ndërsa plumbat fatmirësisht nuk kapën asnjë prej tyre.

Ata që ishin afër autorit, e goditën atë me grushta e gota për ta neutralizuar.

Më pas, autori u largua.

Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e ka mbyllur eventin para kohe për të zbardhur rrethanat.

Postime të lidhura