Aplikacion
Zoom.al mëson se i plagosur mbeti 29-vjeçari Elvis Halilaj, i cili është kushëriri i kryebashkiakht të Kukësit, Albert Halilaj.
Ai u plagos nga Zenel Muçmata me detyrë Drejtor i drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.
Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin, fillimisht verbalisht e fizikisht për motive të dobëta.
Më pas, Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori Zenel Muçmata dhe sapo ka ndaluar pranë banesës, ai ka shtënë një herë me armë zjarri.