zoom

Aktualitet

Detaje nga ngjarja e Korçës/ Kush është i riu që shkoi me plagë në spital

Identifikohet personi që u paraqit në spitalin e Korçës me disa plagë në trup pasditen e kësaj të premteje.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, bëhet fjalë për 29-vjeçarin Kostika Ruko.

Ai është qëlluar nga dy persona me mjete prerëse dhe është plagosur në krah dhe në bark.

29-vjeçari ndodhet në reanimacion nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po pret të shohë kamerat e sigurisë të shkollës dhe biznesve përreth për të identifikuar autorët.

Postime të lidhura