zoom

Aktualitet

Detaje nga grabitja në Tiranë/ Autorët morën 200 000 euro, kishin dijeni që taksisti…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja në ish-bllok.

Dy persona me skafandër dhe motor i morën një shumë parash prej 200 000 euro një taksisti që do t’i transportonte eurot nga një pikë këmbimi valutor në një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Autorët kanë pasur dijeni të plotë të transportit të parave, pasi kanë thyer fiks xhamin kur paratë ishin në një çantë.

Njëri prej tyre ka futur kokën, e ka marrë dhe janë larguar me shpejtësi.

Aktualisht, hetuesit e Komisariatit nr. 2 po marrin në pyetje pronarët e exchanget dhe shoferin e taksisë për të zbardhur ngjarjen.

Po këqyren pamjet e kamerave të sigurisë për lëvizjet e motorit dhe lokalizimin e tij.