Aplikacion
Gruaja e re u godit me një armë 2 metra të gjatë dhe më pas u dërgua pa ndjenja në park aty ku u gjet e mbuluar me gjethe pothuajse 24 orë pasi u sulmua.
Një ekzaminim post-mortum ende nuk ka konfirmuar shkakun e saktë të vdekjes së saj, por sulmi u tha se kishte të bënte me “dhunë ekstreme”. Ndërkohë shqiptari i cili jetonte në Eastbourne u arrestua në qytetin bregdetar në orët e para të së dielës dhe u akuzua për vrasjen e saj të hënën.
Prokurori Alison Morgan QC i tha gjykatës se vrasja e mësueses ishte një sulm “i paramenduar dhe grabitqar” dhe nuk kishte asnjë detaj se i pandehuri e njihte viktimën e tij. Gjatë seancës, i pandehuri, i cili tashmë ka treguar se do të mohojë vrasjen, foli vetëm për të konfirmuar emrin dhe datën e lindjes së tij.