zoom

Aktualitet

DETAJE/ Kush është 36-vjeçari që u vra në Shkodër, u qëllua me armë në lokal

Identifikohet personi që u vra mesditën e kësaj të premteje në Shkodër.

Burimet nga grupi hetimor konfirmojnë se bëhet fjalë për 36-vjeçarin Elis Rroshkodoli.

Ai u qëllua me armë zjarri në një lokal, pak metra larg stadiumit “Loro Boriçi”.

Shkaqet e ngjarjes kriminale nuk dihen ende, ndërsa nuk është identifikuar as autori.